Cilët shfletues mund ti shfrytëzoj?
Mund të shfrytëzohen të gjithë shfletuesit që përmbajnë java skript. Me shfrytëzimin e shfletuesve të ndryshëm dukja e pyetësorit mund të jetë e ndryshme.

Përse jam i detyruar ta shënoj kodin për qasje (PIN)?
Kodi për qasje (PIN) shfrytëzohet si siguri se vetëm njerëzit që janë pjesë e ekzemplarit do të marrin pjesë në hulumtimin. Gjithashtu kodi u lejon ta shkyçni pyetësorin në çfarë do kohë dhe më vonë sërish të vazhdoni duke u loguar me të njëjtin.

Çka do të ndodh me përgjigjet e mia?
Gjatë grumbullimit të të dhënave nga hulumtimi, përgjigjet e Juaja do të ruhen në bazën e të dhënave në serverin e institucionit arsimor. Të dhënat personale, si dhe e-mail adresa e juaj nuk do të ruhen në bazën e të dhënave për t’u ruajtur anonimiteti i përgjigjeve Tuaja.

Kur ruhen të dhënat?
Të dhënat do të ruhen vetëm kur do ta braktisni faqen me shtypjen e butonit “Faqja paraprake” ose “Faqe e ardhshme”.

Vallë a mund ti ndryshoj përgjigjet e mia?
Përgjigjet e Juaja mu d t’i ndryshoni në çdo kohë. Vetëm opsioni i fundit i zgjedhur për çdo pyetje do të ruhet në bazën me të dhëna.

Vallë a mund të vazhdoj me hulumtimin?
Mund ta shkyçni pyetësorin në cilën do qoftë kohë. Nëse më vonë vazhdoni, të gjitha përgjigjet paraprake do të ruhen.

Vallë a mund të identifikohem përmes të dhënave si program arsimor dhe institucion?
Gjatë prezantimit të rezultateve do të bëjmë të sigurt që asnjë individ të mos mund të njihet. Nëse për shembull në një program arsimor ka vetëm një grua maturante/e diplomuar, rezultatet nuk do të ndahen në sajë të gjinisë.


Kjo faqe rregullisht do të apdejtohet gjatë kohëzgjatjes së hulumtimit.