Anketimi i nxënësve dhe të studentëve të mëparshëm në programet arsimore më shpesh emërtohet trejser studim ose hulumtim i opinionit publik i nxënësve dhe studentëve të mëparshëm. Në disa vende përdoren edhe terminët si anketim i alumni (në SHBA), anketa për përcjellje të sistemit të nxënësve/studentëve të mëparshëm.

Trejser studimi i Maqedonisë përmban pyetësor i cili përdor pyetje dhe përgjigje të standardizuara të cilat tanimë janë të testuara dhe të shfrytëzuara në shumë anketa paraprake, me çka mundësohet cilësi e masave (validitet dhe besueshmëri) dhe përmbushen kushtet për krahasueshmëri të rezultateve nga anketa.


Njëlloj si çdo trejser studime tjetër, ashtu edhe studimi trejser i Maqedonisë duhet të japë përgjigje në pyetjet vijuese:

  • Çka ndodh me nxënësit/studentët pas përfundimit me arsimin dhe braktisjen e institucionit arsimor nga ana e tyre?
  • Vallë a kanë mundur të gjejnë punë të paguar në ndonjë afat të pranueshëm kohor?
  • Vallë a e përdorin diturinë dhe shkathtësitë të cilat i kanë përfituar në institucionin arsimor? Nëse jo, përse?
  • Cilat shkathtësi dhe kompetenca kërkohen në tregun e punës?

Pyetjet e këtilla zakonisht janë të përfshira në dy qëllimet kryesore të trejser studimit:

1. Ta masë shkallën e punësimit të nxënësve/studentëve të kryer (informacione nga tregu i punës). Tema të ndërlidhura kyçe:

• Gjendja me punësimet;
• Kohë e nevojshme për të ardhur në punësimin e parë;
• Kohëzgjatje e kërkimit të punës;
• Rrogë/të ardhura;
• Pozicion;
• Sektori ekonomik;
• Detyra/ obligime kryesore punuese;
• Orari i punës;
• Kënaqësia nga puna;
• Zbatimi i kompetencave dhe kompetencave të nevojshme;
• Dobishmëri nga programi/arsimi/ studimi.

2. Për të marrë përgjigje të drejtpërdrejtë kthyese (feedback) nga studentët/nxënësit e kryer për shkak të përmirësimit të programit studimor (evaluim retrospektiv).