Trejser studimi i Maqedonisë do ti shfrytëzojë pyetësorët të cilët do ti plotësojnë vetë të anketuarit (onllajn pyetësorë).

Çdonjëri nga të anketuarit (nxënësit/studentët që kanë kryer) në e-maillin  e vet, do të merr link deri te onllajn pyetësorin për hulumtimin. Në postën elektronike të dërguar nga përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, do të përfshihet edhe pin kodi unik për çdo të anketuar veç-e-veç, me të cilin pin kod i anketuari do ti qaset onllajn formës së pyetësorit.

Onllajn pyetësori është i përbërë nga disa lloje të pyetjeve:

  • pyetje në të cilat në mënyrë koncize përgjigjet me zgjedhjen e një nga përgjigjet e ofruara;
  • të a.q. pyetje të hapura, në të cilat përgjigjet me shënimin e përgjigjes së shkurtër;
  • pyetje me më shumë përgjigje të mundshme, në të cilat i anketuari përgjigjet me përzgjedhjen e disa nga opsionet e ofruara.

Duke pasur parasysh se te ky lloj i pyetësorëve nuk janë të nevojshëm zbatues të intervistave, pyetjet janë të zhvilluara dhe të testuara mirë që ato tu jenë të qarta të anketuarve dhe ata lehtë mund tu përgjigjen atyre duke mos pasur nevojë për sqarime plotësuese.