Rejser studim është hulumtim i standardizuar i opinionit publik (në formë të shkruar ose gojore) të nxënësve/studentëve që i kanë kryer mësimet dhe e njëjta realizohet në kohë të caktuar pas kryerjes ose kah fundi i vetë arsimimit.

Temat e këtij lloji studimi mund të jenë të ndryshme, por më shpesh kyçin pyetje për:

  • Arsimimi (si për shembull për profesionin/programi studimor, shkallën e arsimimit/certifikatën e fituar, kompetencat, kushtet e mësimit, institucionin;
  • Kalim kah punësimi ose arsimim/trajnim i mëtejmë (si metoda për kërkimin e punës, kohë e kaluar nga përfundimi i arsimimit deri në punësimin e parë, kushte për punësim te punësimi i parë, lloji i arsimimit dhe trajnimit të mëtejmë;
  • Punësimi dhe puna pas diplomimit, lloj i kontratës, orari i punës, profesioni, paga, detyrat e punës, veprimtari/sektor, aplikimi i kompetencave të përfituara;
  • Karakteristika personale (gjinia, origjina e prindërve, lëvizshmëria rajonal dhe ndërkombëtar, arsimi dhe puna para studimeve/trajnimit, standardi i jetës).

Një numër i madh i vendeve evropiane kanë vendosur trejser studime të rregullta në nivel vjetor (Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar) ose në çdo tre ose katër vite në (Francë (Centre d’étudeset de recherchessur les qualifications, Céreq), Gjermani (Qendra gjermane për hulumtimin në arsimin e lartë dhe në shkencë - DZHW) dhe Itali (ISTAT)).

Hulumtimin e realizon Ministria e arsimit dhe e shkencës.

Trejser studimi i Maqedonisë mbështetet në bashkëpunimin midis shkollave, institucioneve të arsimit të lartë dhe ekipit qendror për realizimin e studimit. Gjatë viteve të kaluara studime të ngjashme janë realizuar në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi.

Trejser studimi i Maqedonisë është i orientuar ndaj standardeve metodologjike dhe mbështetet në përvojat praktike nga shumë vende. Standardet dhe përvojat ndërkombëtare janë tejet të rëndësishme për zhvillim të instrumentit hulumtues – pyetësorin e studimit.